Parku arkeologjik i Apollonisë, mbi 35 mijë turistë kanë vizituar vetëm 5 muajt e parë të vitit

Parku Arkeologjik i Apolonisë destinacion i preferuar nga turistët jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peisazhin natyror. Mbi 35 mijë turistë kanë vizituar 5 muajt e parë të vitit këtë park .
Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj dhe vendas .
Vetëm në 5 muajt e para të vitit është vizituar nga 35 mijë turistë çka përbën 30 % më shumë se viti 2019 vit i cili mbante rekordin për turistë në vend.
Drejtoresha e këtij parku Ornela Durmishaj shprehet se Apolonia tregon edhe specifikat e parkut që tërheqin turistët.
Turistë nga Spanja shprehen të mrekulluar nga ky park, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të Fierit.
“Me pëlqen vendi juaj dhe parku arkeologjik i Apolonisë, bregdeti dhe qyteti antik i Beratit besojmë se do të vijmë përsëri dhe do tja u përcjellim këtë eksperience edhe miqve tanë në Spanjë” thotë turstja.
“Kam 3 vjet që jetoj në Shqipëri në qytetin e Vlorës dhe punoj në një agjenci turistike . Bukuritë Shqipërisë ja kam përcjellë edhe turistëve të huaj pasi shumë prej tyre nuk e njohin Shqipërinë” shprehet e huaja .
Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peisazhin natyror.
Gazetare Amela Koçerri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




