Parku Shebenik–Jabllanicë/ Shenjohen, pastrohen shtigjet për turistët

Turistët e apasionuar pas alpinizmit dhe pyjeve në zonën e Librazhdit do e kenë më të lehtë për t’u orientuar në shtigjet komplekse të zonës.
Një nga atraksionet turistike është edhe Parku Kombëtar “Shebenik”.
Specialistët e Zonave të Mbrojtura, Elbasan në bashkëpunim me punonjësit e PONT-it (Trusti Natyror Prespë–Ohër) realizuan shenjimin dhe pastrimin e njërit prej shtigjeve që të çon në majën e Librazhdit.

Kalimi në shteg konsiderohet i një vështirësie mesatare, ndaj turistëve u kërkohet të pajisen me veshje e këpucë të përshtatshme për këtë veprimtari.
Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë është i preferuar nga vizitorët vendas e të huaj edhe gjatë vjeshtës.
Zona është e pasur me liqene, si ai i Fushë-Studnës, Vlaskës, Fushë-Dorëzit, Bredhi, Fushë-Kuqja, Rrapi i Taksimit, Shkalla e Skënderbeut apo Gurra e Ariut. /ATA

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




