Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO ditën e sotme me 188 vota pro dhe 8 kundër.
“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188 pro dhe 8 kundër”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit në Twitter.
Më herët presidenti finlandez Sauli Niinisto telefoni presidentin Putin për ta lajmëruar se vendi i tij nuk do të ndjek më politikën e neutralitetit ushtarak por do të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO. Vetë Putin tha se ky vendim ishte i gabuar dhe se do të ndikonte në prishjen e marrëdhënieve mes dy shteteve. Më herët edhe Suedi aplikoi për anëtarësim në NATO, pas miratimit me shumicë nga parlamenti.
Agresioni rus mbi Ukrainën, kanë bërë që Suedi dhe Finlanda të ndjejnë nevojë për rritjen e mbrojtjes së tyre ushtarake nga një agresion i mundshëm i Rusisë. /CNN

Votimi në parlamentin e Finlandës
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




