Parlamenti nis sot sesionin e ri, priten debate politike

Parlamenti i Shqipërisë pritet sot (4 shtator) në orën 10:00 të hapë sesionin e ri plenar, i cili do të jetë i pesti gjatë kësaj legjislature të dhjetë.
Pas disa javëve pushim, shumica dhe opozita politike do të gjenden përballë njëra-tjetrës në seancën kryesisht “ceremoniale”.
Pak ditë më parë palët nuk ranë dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit, duke iu kaluar çështjen seancës.
Rendi i ditës parashikon miratimin e procesverbalit të datës 20 korrik 2023.
Ndër projektligjet e mbartura për diskutim janë:
- “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar”;
- “Për disa shtesa dhe ndyshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”;
- “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale te shkaktuara”;
- “Për disa shtesa në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar;
- “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




