Partia e Lirisë do të mbajë më 13 shtator protestën e parë te inceneratori i Tiranës, Meta: Godasim skemën mafioze

Politikë | 4 vite më parë

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, Partia e Lirisë ka bërë me dije se do të mbajë më 13 shtator në orën 18:00 protestën e parë. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media, tha se protesta do të mbahet te inceneratori i Tiranës, atë të cilën e konsideron si aferën e qeverisë. Meta deklaron se do goditet skema mafioze që po shkatërron shëndetin e qytetarëve dhe se Partia e tij do të denoncojë me forcë çdo aferë dhe akt mafioz.

“Protestën e parë Partia e Lirisë do ta organizojë pas një jave në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës. Për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave”, tha Meta.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme