Partia Republikane organizon Forum për Sigurinë, Mediu: SHBA dhe BE të mos lejojnë paqëndrueshmërinë në Ballkan

Këshilli politik i Partisë Republikane ka organizuar Forumin për Sigurinë “Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe Shqipëria” ku kanë marrë pjesë gjeneralë e politikanë ndërkombëtarë.
Kryetari Fatmir Mediu tha se shumica e njerëzve të rinj dhe aktivë po largohen masivisht nga rajoni në BE duke krijuar një problem të madh për rajonin tonë.”Eshtë e qartë sot që udhëheqësit autoritarë, të korruptuar dhe kapja e shtetit po çon në një destabilizim afatgjatë”, ka thënë Mediu duke shprehur besimin se duke u përballur me përçarjen nga Kina dhe Rusia, BE dhe SH.B.A. nuk mund të lejojnë këtë dhe të pranojnë paqëndrueshmërinë dhe mungesën e ndikimit në Ballkan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




