Partneriteti SHBA-Shqipëri në mbrojtje, Portin e Durrësit e viziton destrojeri i raketave USS Ramage

Në kuadrin e përmirësimit të partneritetit SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin e vazhdueshëm si aleatë në NATO, në Portin e Durrësit ka mbërritur për një vizitë të kualifikuar destrojeri i raketave “USS Ramage”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.
“Mirësevjen në Shqipëri USS Ramage! Destrojeri i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar. Vizita në port ofron mundësinë për të përmirësuar partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin tonë të vazhdueshëm si aleatë në NATO”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Komandanti i “USS Ramage”, Tim Yuhas përshëndeti homologët e tij të marinës shqiptare në bordin e anijes.
Ai vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




