Pas bazave ushtarake të Kuçovës, Pashalimanit dhe Farkës, Shqipëria investon 178 mln lekë për bazën tokësore Pajet-Bizë

Aktualitet | 3 vite më parë

Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës, dhe bazës detare në Pashaliman, Shqipëria po investon edhe në bazën tokësore të Bizës afër Tiranës, njofton ScanTV.

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin me fond limit 178,6 milionë lekë me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”.

Garnizoni i Pajetit është një ish repart ushtarak që ka funksionuar deri në vitet 90.

Sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 106 mijë metra katrorë  dhe shtrohet 3.9 kilometra larg poligonit të Bizës, raporton SCAN.

Projekti parashikon rikonceptimin arkitektonik duke vendosur në qendër sheshin ceremonial për rreshtimin e trupave, çadrat e komandës së stërvitjes, çadrat logjistike për ushqim dhe shërbime, çadrat e ndërlidhjes si dhe sheshin e fjetjes.

Garnizoni është projektuar me dy hyrje-dalje, kërkesë kjo sipas standarteve të NATO-s për funksionimin e tyre.

Ky garnizon parashikohet që të ketë 1500 trupa dhe 100 mjete të ndryshme.

( sipas ScanTV )

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme