Pas festave – Tirana i kthehet përditshmërisë, administrata nis punën

Është dita e tretë e vitit dhe kryeqyteti po i rikthehet normalitetit. Rrugët e Tiranës janë gjallëruar, lëvizjet me automjete janë shtuar edhe bare kafet kanë nisur të frekuentohen në këto ditë të para të Vitit të Ri.
Pas pushimeve të fillim vitit kjo e mërkurë shënon nisjen e punës në administratën shtetërore por edhe në njësitë tregtare të cilat kanë hapur dyert për klientët e tyre.
Duket se kryeqyteti i është kthyer përditshmërisë . Qytetarët i janë kthyer punës dhe gjithashtu edhe pjesa më e madhe e bizneseve tashmë janë hapur. Nxënësit do ti gëzohen pushimeve edhe këtë javë për të nisur 3 mujorin e dytë në fillim të javës së ardhshme.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




