Pas Guterres, Rama takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: Vlerësoi performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në New York, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield. Me një postim në Facebook, ku ka shpërndarë foto nga takimi, Rama shkruan se Greenfield kishte vlerësuar performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.
“New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor, zhvilloi edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonia Guterres.
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




