Pas një seance maratonë diskutimesh, rrëzohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Greqi

Shumica e Kuvendit në Greqi ka hedhur poshtë mocionion e mosbesimit të Koalicionit të Majtës Radikale, SYRIZA, ndaj qeverisë. Në seancën maratonë që zgjati 34 orë, kundër mocionit votuan votuan 156 deputetë të ND-së, ndërsa pro 143 deputetë të opozitës.
Në seancë pati debate të forta mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe kreut të SYRIZA, Alexis Tsipras. Duke mbyllur betejën treditore parlamentare, Kyriakos Mitsotakis vlerësoi se qytetarët do të krahasojnë dhe gjykojnë se qeveria aktuale, i del përpara dhe përballet me kriza, duke e konsideruar SYRIZA si një parti amatore.
“Ne jemi një forcë shprese dhe ju jeni një trup i mbërthyer në mjerim”, tha ai.
Pavarësisht se rezultati i votimit ishte i pritshëm, opozita shkaktoi një krisje të besimit ndaj qeverisë Mitsotakis./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




