Pas pezullimit të fondeve për UNRWA-n, reagojnë palestinezët

Botë | 3 vite më parë

Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) bëri thirrje që të tërhiqet menjëherë vendimi për pezullimin e mbështetjes për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA)

Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australia, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtete të tjera njoftuan secila se kanë ndërprerë fondet për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinez (UNRWA) pas akuzave se anëtarët e stafit të agjencisë ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit në Izrael.

 “Ne u bëjmë thirrje vendeve që njoftuan ndërprerjen e mbështetjes së tyre për UNRWA që të tërheqin menjëherë vendimin e tyre”, shkruan në një deklaratë të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Husein Al-Sheikh, raporton cnn.

Dyshohet se punonjësit morën pjesë në sulmet e Hamasit, shumë vende pezullojnë fondet për një agjenci të OKB-së për palestinezët

 “Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm dhe agresionit kundër popullit palestinez”, shkroi Al-Sheikh, vendimi për të hequr fondet “përfshin rreziqe të mëdha politike dhe lehtësime”.

 “Kjo organizatë duhet të mbështetet dhe të mos ndalohet së mbështeturi dhe asistuari nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Ndryshe, PLO njihet ndërkombëtarisht si një organ përfaqësues i popullit palestinez.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme