Pas tre vitesh mbyllje prej COVID, Kina rihap kufijtë për turistët

Kina ka rihapur kufijtë e saj për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë që kur vendosi kufizime të udhëtimit në mars të 2020 për shkak të pandemisë së COVID.
Udhëtarët që shkojnë në Kinë nuk do të kenë më nevojë të karantinohen, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e vendit për COVID. Megjithatë, do të kërkohet ende prova e të një testi PCR negativ të marrë brenda 48 orëve nga udhëtimi.
Në Hong Kong, 400,000 njerëz pritet të udhëtojnë në Kinën kontinentale në javët e ardhshme me radhë të gjata për fluturime në qytete duke përfshirë Pekinin dhe Xiamenin.
Rihapja e vendit vjen në fillimin e “chun yun”, periudhës së parë të Vitit të Ri Hënor. Para pandemisë ishte migrimi më i madh vjetor në mbarë botën i njerëzve që ktheheshin në shtëpi për të kaluar kohë me familjen.
Gjatë tre viteve të fundit, Kina ka patur një nga politikat më të rrepta shëndetësore në botë për COVID që çoi në bllokime të shumta, kërkesa të shpeshta testimi dhe pati një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Qeveria kohët e fundit e tërhoqi këtë politikë pas protestave masive në të gjithë vendin./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




