Pas Turqisë, kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Greqi

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama do jetë ditën e nesërme për një vizitë zyrtare në Athinë. Mediat greke bëjnë të ditur se zoti Rama do të mbërrijë nesër në Athinë për t’u takuar me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm grek. Kryeministri do të mbërrij nesër në orën 11:30 në Greqi, dhe në vazhdim do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me ministrin e jashtëm, Nikos Dendias. Në vazhdim do të drekojë në kryeministrin Micotaqis (Mitsotakis) dhe do të largohet rreth orës 15:30 nga Greqia. Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll, ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, zoti Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko-turke.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme