Pas Valbona Memës, Xhesika Polo gati të izolohet për shqiptarët?

Kulturë | 4 vite më parë

Këngëtarja, Xhesika Polo, ndau detaje nga projekti i saj i fundit ‘Humba veten’, në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi. Ajo tregoi se kënga sjell ndjesi të saja personale dhe se është krijuar shumë shpejt, nisur nga emocionet personale.

E pyetur nga Ermali për dyzimet se çfarë kënge duhet të publikoj ndikuar edhe nga shijet e publikut, ajo shtoi se shpesh herë nuk ka bërë kompromise në emër të audiencës. Por a do të largohet ajo nga baladat e këngët e ndjera?

Mesa duket po, pasi Xhesika pohoi se po krijohen shumë këngë dinamike e ritmike për muajt që po vijnë. Këngëtarja është përfolur shpesh për lidhjen me tezen, artisten Valbona Mema. Lidhur me lojën e saj në ‘BBVIP’ tha:

‘Kisha lexuar lajmet se do futej, nuk më thoshte gjë. E kam ndjekur dhe e kam mbështetur. Tezja është bërë një yll tani dhe pse jo mund të bëjmë një bashkëpunim’ – tregoi Polo.

A do bënte edhe ajo një program reality? Siç duket, këtë vit brenda familjes ishte rradha e tezes, vitin tjetër i Xhesika Polos. Këngëtarja tregoi se është gati ta provoj veten vitin tjetër në këtë sfidë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme