Pasi mori vulën, Alibeaj ftesë kandidatëve të Rithemelimit: Garoni nën siglën zyrtare të PD

Politikë | 4 vite më parë

Pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtën e vulës dhe logos së PD, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për herë të parë kandidatëve të Rithemelimit që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit nën siglen zyrtare të PD.

Gjatë mbledhjes me kryesinë e PD, Alibeaj tha se PD duhet të dalë me një kandidatë unik dhe do të jetë e hapur për çdo demokrat, madje edhe për kandidatët e dalë nga primaret e zhvilluara nga Berisha.

Alibeaj la të hapur edhe mundësinë që PD të dalë më një aleancë të gjerë të partive të qendrës së djathtë. Aleatët e hershëm të PD prej kohësh po mbajnë një distancim nga lufta e brendshme e PD, ku deri më tani nuk janë pozicionuar me asnjë palë.   

“Në lidhje me kandidatët për kryetarë  të bashkive; Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,  votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

Në lidhje me aleancat; PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore”, tha Alibeaj.

Gjatë mbledhjes u diskutuan zgjedhjet vendore të 14 majit, ku Alibeaj ftoi gjithashtu demokratët dhe intelektualët e PD të bëhen pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së në bashkitë respektive.

“Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë:  Duhet të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme