Pasiguria e të rinjve për martesë- Sociologët e lidhin me synimet për karrierë dhe siguri financiare

Sociale | 3 vite më parë

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri tek të rinjtë sa i takon krijimit të një familje.

Sociologët vërejnë se në prag të një martese, hyjnë disa faktorë në lojë ku më kryesorët renditen puna, të ardhurat dhe strehimi.

Të rinjtë e shtyjnë martesën të kushtëzuar nga disa faktorë siç janë sigurimi i karrierës, arritjet profesionale dhe sigurimi i një qëndrueshmërie ekonomike.

“Kanë qenë objektivat e qarta se kur të martoheshin të kenë të sigurta shtëpinë, financa apo dhe një karrierë, pra sigurinë apo komoditetin për të jetuar”, shprehet sociologia Maria Dojçe.

Pasiguria ekonomike renditet ndër faktorët kryesorë për të rinjtë, si një frenues për të krijuar familje e për të sjellë në jetë fëmijë.

Ndërsa për moshat e thyera, shkaku kryesor që të rinjtë i tremben martesës është frika ndaj përgjegjësive.

Por sociologët vërejnë se sot ka një qasje të re sa i takon institucionit të martesës. “Të rinjtë bashkëjetojnë me njeri tjetrin, por janë të rezervuar për të sjellë në jetë fëmijë”.

Referuar të dhënave nga gjendja civile, gjatë një viti në Korçë lidhin martesë rreth 300 çifte, ndërsa për  vitin që lamë pas u realizuan 256 celebrime, një numër i cili ka ardhur në ulje nga viti në vit.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme