Pasioni për objektët e vjetra- I riu përmetar koleksionon sende të para vitit 1990

Emiljano Qyra është koleksionuesi dhe admiruesi i sendeve antike. 28 vjeçari nga Përmeti filloi që prej moshës 8 vjeç të koleksiononte monedha.
Kjo dëshirë rritej çdo ditë brenda tij ç’ka bëri që të merrej edhe me koleksionimin e objekteve të tjera, kryesisht të para viteve 90-të.
Emiljano është i vetmi koleksionist në qytetin e Përmetit dhe çuditrisht nuk ka njeri nga familja, të afërmit apo rrethi shoqëror që ta ketë marrë si shembull. Ai rreket gjithnjë t’i bëjë për vete gjërat që një pjesë e familjeve shqiptare i kanë zëvendësuar me modernet.
“Pasion mbi të gjitha, duke u mbledhur shumë objekte e ktheva në biznes”, tregon ai.
Nga grumbullimet e shumëta që ai bëntë tregon se shtëpija u kthyer në një muze. Para 3 vitesh ai vendosi të merrte një ambient me qira dhe t’i vinte të gjitha sendet që kishte mbledhur si enët e kuzhinës, pullat postare, libra, fotografi, radio etj.
Objektet më të vjetra janë enët prej bakri.
Thotë se përmes gjetjes dhe ruajtjes së këtyre sendeve me vlerë synon të mbaj gjallë kulturen dhe traditen e vjetër.
Madje gëzon kur këto sende blihen nga qytetarët që jetojnë dhe veprojnë brenda trojeve Shqipfolëse.
“Ka shumë objekte që se besoj se më bien më në dorë, ndoshta kanë qenë edhe unike. Është mirë që të tregtohen mbrenda vendit”
Dëshira më e madhe e Emiljanos është që në një të ardhme të krijoj një ekspozitë të tij me koleksionin e fotografive të vjetra që i ka mbledhur për rreth 20 vite.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



