Patos/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 33-vjeçarit në “arrest shtëpie”, dyshohet pista e hakmarrjes

Një incident i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Patos. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor 2026, një 33-vjeçar me inicialet M. P., banues në Patos, ka njoftuar sallën operative se i ishte dëmtuar porta rrethuese e banesës.
Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i një lënde plasëse. Një tjetër detaj që bëhet i ditur nga policia është se 33-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Po sipas burimeve, M. P. ka qenë i përfshirë në një ngjarje vrasjeje të ndodhur në vitin 2010, kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye, një nga pistat që dyshohet se po shqyrtohet nga grupi hetimor është ajo e hakmarrjes.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë dokumentimin e plotë ligjor të saj.
“Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




