Paul Gascoigne, në  “Ishullin e të Famshmëve”

Gosip | 6 vite më parë

Midis konkurrentëve zyrtarë të edicionit të ri të “Ishullin i të Famshmëve” ekziston edhe Paul Gascoigne. Ish-futbollisti shpjegoi se ai e pranoi propozimin e Mediaset për të sfiduar veten dhe për të shijuar diellin pas një kohe të gjatë të kaluar në shtëpi për shkak të urgjencës Coronavirus.

53-vjeçari siguroi se  di të peshkojë dhe kjo do të ndihmojë shumë për pjesën tjetër të grupit. Paul do të ketë me vete në Honduras tre objekte: një batanije, një jastëk dhe një filxhan. Gascoigne gjithashtu bëri një premtim të rëndësishëm:

“Nëse fitoj, unë do t’ia jap paratë e çmimit një shoqate jofitimprurëse që themeloi familja ime në kujtim të nipit tim. “Ishullin i të Famshmëve” 2021 do të fillojë në Canale 5 të hënën më 15 mars, nën prezencën e Ilary Blasi.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme