Pazari i Ri në Tiranë shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Verës më 14 Mars

Për të festuar ardhjen e ditës së verës, Pazari i Ri në Tiranë do të mikpresë një sërë aktivitetesh festive gjatë gjithë ditës së enjte, më 14 mars.
Nisur nga ora 11:00, karnavalet e Shkodrës do të zbresin në kryeqytet duke performuar stilin e tyre unik, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme deri në orën 13:00.

Për të rinjtë dhe të rejat, do të ketë një përvojë të veçantë, duke u dhënë mundësinë për të shprehur imagjinatën e tyre nëpërmjet pikturimit dhe më pas për të mbyllur ditën me një ceremoni të veçantë të zjarrit në ora 21:00, ku do të performojë Elton Deda dhe banda e tij muzikore.
Gjatë gjithë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të përjetojnë piktura në fytyrë, muzikë në sfond dhe lojra të ndryshme për fëmijët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




