PD ankesë AMA dhe KQZ: Të merren masat, disa media i referohen Berishës me emrin dhe simbolet tona

Politikë | 4 vite më parë

Partia Demokratike i ka dërguar një ankesë AMA-s dhe KQZ-së lidhur me përdorimin e emrit dhe simboleve të saj për Sali Berishën dhe kandidatët e tij nga disa media.

PD thotë se kjo sjell keqinformim dhe një raportim jo të drejtë të informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve.

Teksa i kërkon AMA-s dhe KQZ të marra masat e menjëhershme, PD kërkon nisjen e një hetim administrativ për garantimin e informimit objektiv të qytetarëve.

“Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Amas dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëherë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Ne kërkojmë nga këto institucione, zbatimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njerëz dhe drejtues të  formacioneve të ndryshme elektorale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar. Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitetin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson.

Partia Demokratike ka paraqitur sot “Ankesë në lidhje me keqinfomimin e disa subjekteve mediatike” drejtuar:

Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoriteti te Mediave Audiovizive,

Znj. Desada Metaj, Zëvendëskryetare e Mediave Audiovizive,

Z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje mediave dhe institucioneve që monitorojnë ato, të zbatojnë parimin e hapësirave televizive sipas  parimit “par condicion” për subjektin politik Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë kandidatëve të saj për këshillat bashkiak dhe kryetar bashkie”,  drejtoresha e komunikimit të fushatë së kandidatit të PD për Bashkinë Tiranë, Mirela Karabina

Doc1 by Rtsh Faqe on Scribd


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme