PD pa delegatë në Kongresin e PPE, Tabaku voton si përfaqësuese e asambleve parlamentare

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka votuar sot për Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber. Lajmin Tabaku e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa ka qenë votuese si përfaqësuese e asambleve parlamentare.

Në Facebook, Tabaku shprehet se PD do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së partive të qendrës së djathtë evropiane.

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku.

Grupimi i Partive Popullore Europiane zgjedh sot Presidentin e Ri në kongresin që po zhvillohet në Rotterdam, ndërsa Partia Demokratike do të jetë e vetmja që nuk do të ketë të drejtë vote mes shteteve anëtare.

PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së, por ftoi si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së: Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së; Belind Këlliçi, delegat nga forumi rinor EDS; dhe Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme