PD-PS për hapjen e dosjeve, Bushka: Asnjëherë vonë për të vërtetën! Alibeaj: Shqiptarët s’janë hakmarrës

Komisioni i Ligjeve po diskuton nismat e PD-së dhe PS-së për hapjen e dosjeve. Komisioni i Ligjeve po diskuton për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.
Klotilda Bushka tha se nuk është asnjëherë vonë për të zbuluar të vërtetën, gjë që u mbështet edhe nga deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili tha se shqiptarët duan të mësojnë të vërtetën dhe nuk duhet t’i tremben një hakmarrje.
“Është detyra jonë që të marrim nisma dhe tu përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugës që i shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.
Alibeaj theksoi rëndësinë e deklasifikimit të dokumenteve që njihet ndryshe hapja e dosjeve, duke iu mundësuar qytetarëve shqiptarë që të njihen me të vërtetën mbi të shkuarën.
“Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kane vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë. Duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të gjithë dokumenteve e të ish sigurimit të shtetit. Diskutimi për deklasifikimin, apo hapja e dosjeve ka qenë i pranishëm gjatë këtyre viteve në tryeza të ndryshme. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë të fundit në vitin 2015 për të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit. Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qenë o një diskutim i parakohshëm, që mund të shtynte shqiptarët drejt hakmarrjes. Ky skepticizëm ka rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje”, tha Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




