Peleshi: Boboshtica, histori suksesi për agroturizmin

Politikë | 6 vite më parë

Turi i takimeve elektorale për Partinë Socialiste vijoi nga Boboshtica, atje ku drejtuesi politik i qarkut Korçë Niko Peleshi e tregoi këtë fshat si një shembull të pastër të zhvillimit të turizmit dhe agropërpunimit, kjo falë politikave favorizuese të ndjekur nga qeveria. Për Peleshin investimet në këtë sektor nuk kanë munguar dhe do të vijojnë nëse u besohet mandati i tretë, pasi shumë projekte zhvillimore janë në rrugë e sipër.

“Ajo që na i bën më të thjeshta takimet këtu është fakti që ne jemi përpjekur dhe i kemi dhënë një dorë zhvillimit në Boboshticë. Ju jeni përpjekur dhe i keni marrë përsipër riskun e investimit ndërsa qeveria ka investuar jo pak këtu. Ka disa njësi të agropërpunimit që kanë marrë mbështetje nga qeveria pasi të investosh këtu është një investim i sigurt. Kjo na hap derën për të kaluar në një fazë tjetër, në një stad më të lartë të investimeve. Siç e tha edhe kryetari muzeu i rakisë është miratuar tashmë dhe do të bëhet këtu ky muze, pasi rakinë e manit dy fshatra e kanë në Shqipëri, Drenova dhe Boboshtica. Është një muze i kulturës dhe historisë së kësaj zone por edhe një pikë për zhvillimin e këtij fshati. Është në të mirë të të gjithëve që kjo mbështetje të kthehet me votë, pasi duke u kthyer me votë edhe ne marrim një përgjegjësi dyfish. Kemi projekte, dëshira, ambicje për të bërë shumë më tepër për Boboshticën, Drenovën dhe Korçën prandaj jemi sot këtu për të kërkuar mbështetjen për 25 prillin dhe së bashku të bëjmë zhvillimin edhe më të madh të Boboshticës”- theksoi Peleshi.

Më tej drejtuesi politik i qarkut Korçë prezantoi shkurtimisht listën e Partisë Socialiste në këtë qark me besimin se kjo listë e zgjedhur me kujdes tregon mendësinë fituese të një mandati të tretë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme