Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim në Hagë me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës, Rachel van Meetelen, si dhe me anëtarët e këtij komisioni. Në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan ecurinë e reformave dhe progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Peleshi bëri të ditur se rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazohet në vlerësimin pozitiv të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën e integrimit.
Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkroi se, “Rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian bazohet në vlerësimin pozitiv të progresit të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën tonë të integrimit. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.”
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit ishin të pranishëm edhe deputetët Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Erjon Mile dhe Damian Gjiknuri.
Nga ana tjetër, Kuvendi njofton se seanca plenare e ditës së enjte, datë 18 qershor 2026, do dreejtohet nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




