Pentagoni: Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kreu operacion të kancerit të prostatës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin pësoi një infeksion urinar pas një operacioni për të trajtuar një diagnozë të kancerit të prostatës. Kjo u bë e ditur nga mjekët. Në një deklaratë, mjekët theksuan se kanceri u kap herët dhe se “prognoza e zotit Austin është e shkëlqyer”.
Austin, 70 vjeç, u përball me kritika pasi dolën informacione se zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë mësuan për vizitën e tij në spital vetëm tre ditë më vonë. Ai ka kërkuar falje që nuk “u sigurua që publiku të ishte informuar siç duhet”.
Sekretari i Mbrojtjes është pak më poshtë Presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




