Pep Guardiola i dhuron 880,000 mijë euro stafit të City-t

Të gjithë bonusin prej 750 mijë stërlinash (rreth 880 milionë euro) të përfituar nga bonusi i lidhur me triumfin në Premier League, Josep Guardiola e ka shpërndarë mes pjestarëve të stafit të City-t.
Mediat angleze kanë zbuluar se trajneri katalan ka bërë këtë gjest në shenjë mirënjohje për sezonin e gjatë të mbyllur me sukses të trefishtë.
Personeli i pritësve apo edhe ata që janë kujdesur për sigurinë në ambientet e Manchester City-t janë shpërblyer nga Guardiola pasi sipas tij” edhe ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e sukseseve të klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




