Pep Guardiola: Moment i vështirë për Aguero

Angli | 6 vite më parë

Pep Guardiola foli në konferencën për shtyp në lidhje me momentin e vështirë që përjetoi Sergio Aguero, mes dëmtimeve, rinovimit dhe vdekjes së Diego Armando Maradona. Një lajm që mbërriti disa minuta pas ndeshjes së Champions kundër Olympiacos: “E pashë mirë, por ndikimi ishte i madh, veçanërisht për djalin e tij. Është normale, ai e njihte mirë Diegon, ai ishte gjyshi i djalit të tij. Situatë e trishtuar për familjen e tij, por ai është mirë, do të na japë disa momente të mira këtë sezon. Nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë, por nuk mund të harrojmë se sa muaj ishte jashtë për shkak dëmtimi, pastaj u kthye dhe u lëndua përsëri. Unë kam qenë me fat sepse kam stërvitur lojtarë të pabesueshëm dhe Sergio është një prej tyre. Ai thjesht ka nevojë për pak kohë që të kthehet në majë. Rinovimi? Është një djalë që meriton shumë dhe ka nevojë për fjalë të sinqerta, për të  mirën e tij dhe të klubit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme