Përçarja e PD, Meta: Mesazhi ynë për bashkëpunim! Kush është peng i Ramës, s’do ta gjejë dot rrugën e bashkimit

Teksa zgjedhjet vendore të 14 majit po afrohen, Partia Demokratike duket se do të futet e përçarë në këtë garë elektorale, ku nga njëri krah është Sali Berisha dhe kandidatët e dalë nga procesi i primareve zhvilluar nga Rithemelimi dhe nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij.
I pyetur në lidhje me këtë situatë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se mesazhet e përçuara prej tij dhe Berishës kanë qenë për një bashkëpunim të të gjithë faktorit opozitar. Megjithatë, sipas tij, ka disa elementë që janë “peng i Ramës”.
“Mesazhi i PL ka qenë i qartë për një bashkëpunim jo vetëm të faktorit opozitar, por edhe më gjerë për ata që kërkojnë ndryshim dhe që nuk i intereson sigla që mbart kryeministri apo kreu i bashkisë, por mbarvajtja e punëve të tyre. Mesazhet edhe nga ana e zotit Berisha kanë qenë të qarta për gjithëpërfshirje, për t’i shërbyer qëllimit të përbashkët. Kushdo që ka këtë vullnet dhe që ka prioritet kryesor përballjen me këtë regjim, padyshim që shpreh vullnetin për tu bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës do ta ketë të pamundur ta gjejë këtë rrugë”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




