Përce, bima medicinale që rrezikon zhdukjen. Banorët e shkulin me rrënjë për ta shitur për eksport në SHBA

Banorët e Grabjanit në Lushnje po mbledhin në pyje një bimë për eksport.
Ata nuk e dinë se shkulja e saj me rrënjë po rrezikon zhdukjen nga pyjet e zonave të mbrojtura të kësaj shkurreje.
Quhet, përce, dhe përveç emrit banorët nuk dinë asgjë tjetër, në fund të ditës ata marrin lekët tek grumbulluesi. Kjo është pjesa që u intereson, sepse prej një viti këta banorë të Grabjanit në pyjet e Divjakes dhe në Gërmenj po e shkulin masivisht. Nje individ arrin te paguhet deri në 2000 leke ose më pak në bazë të sasisë që mbledhin.
Shkulja e përces, nga banorët e Grabjanit në pyjet e zonave të ndaluara shpesh herë ka hasur edhe në kundërshtine e rojeve.
Këta mbledhës të bimës medicinale e dinë problemin, ndaj punën e kryejnë shpejt e shpejt duke u mjaftuar vetëm me largimin nga një zonë për të shkuar me pas tek një tjetër.
Pasi grumbullohet , rrënjet e thara të përçes, dërgohen për eksport në Gjermani dhe Amerikë. Duke qenë se kjo shkurrë ka nisur të kërkohet masivisht për eksport dhe të shkulet me rrënjë ekziston rreziku i zhdukjes së saj. Divjaka nuk është zona e vetme e interesuar për rrënjet e saj, por edhe Elbasani, Fieri dhe Berati.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




