Përdori gjuhë seksiste ndaj të miturës/ Pezullohet shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia e Shtetit ka pezulluar shefin për krimet në komisariatin nr.1 në kryeqytet pasi ky i fundit së bashku me disa nga vartësit e tij përdornin gjuhë seksiste ndaj një të miture.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se pasi Drejtoria e Standardeve Profesionale ka marrë dijeni për komunikimin jo etik në platformën Whatsapp ka pezulluar nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore.

“Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën WhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, po kryen një hetim të plotë administrativ për këtë rast.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme