Përdorimi i ekraneve nga fëmijët, Lushej: Ndikim negativ në sjellje dhe në zhvillimin gjuhësor

Sociale | 3 vite më parë

Përdorimi i telefonit nga fëmijët e vegjël shkakton vonesë në zhvillim. Studimi i fundit nga Kolegji Universitar i Mjekësisë në Philadephia ka dalë në përfundimin se fëmijët që shikojnë video në 1000 ditët e para shfaqin sjellje shqisore atipike.

E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” logopedistja, Aurora Lushej tha se është rritur frikshëm koha e ekspozimit para ekraneve të fëmijëve. Ajo i bën thirrje prindërve të shmangin sa më shumë këtë kulturë pasi ky ekspozimi ndikon negativisht në sjellje dhe komunikim tek fëmijët e vegjël.

“Është rritur koha e eskpozimit para ekranit. Jemi në një situatë alarmante që duhet të ndërgjegjësojmë prindërit për dëmet që shkakton qëndrimi me orë të zgjatura para ekraneve dhe  teknologjia. Siç raportohet edhe nga studimi që kanë dalë në këto  konkluzione, ndikimi i madh negativ që kanë ekranet në sjellje dhe në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve.  Ekranet i japim një mbistimulim fëmijës duke mos i mundësuar atij një komunikim reciprok. Ekrani merr nga fëmija, thith çdo gjë që i duhet atij duke i hequr mundësinë  për kreativitet.

Fëmija mëson vetëm nëpërmjet marrëdhënieve. Tre vitet e para  është shumë e rëndësishme që fëmijët të mbahen larg ekraneve. Në këtë mënyrë fëmija do të zhvillojë marrëdhënie me moshatarët”, ngriti shqetësimet Lushaj.

Ajo solli dhe një rast të një fëmije të vogël i cili qëndronte shumë kohë para ekraneve dhe si pasojë nuk kishte stimujt e duhura që e karakterizonin sipas grupmoshësh. Pas marrjes së stimujve logopedik, fëmija tregoi përmirësime të dukshme, duke treguar edhe një herë dëmët  e mëdha që shkakton ekrani..

“Fëmija qëndronte para telefonit dhe nuk kishte stimujt e duhura e të shëndetshme që e karakterizojnë. Pas disa muaj, pasi fëmija ka marrë stimuj  gjatë terapisë vihet re ndryshime pasi fëmija ka më shumë interes për të luajtur apo të njohë njerëz të rinj. Fakti që ai ka ndryshuar tregon se sa dëm i bën ekrani fëmijës”, tha ajo.  

/rtsh.al/

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme