Përdorimi i rrjetave antibreshër, menaxhimi i riskut klimaterik në pemëtari

Ekonomi | 4 vite më parë

Vitet e fundit, breshëri ka sjellë dëme të konsiderueshme te të mbjellat në qarkun e Korçës. Një nga zgjidhjet më efikase, për të menaxhuar riskun klimaterik dhe dëmet që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të shpeshta e të paparashikuara të klimës, sipas ekspertëve është vendosja e rrjetave antibreshër për të mbrojtur prodhimin.

Agronomi i lartë dhe fermer Ylver Bylykbashi thotë se fermerëve ndër vite u është ardhur në ndihmë për mbrojtjen dhe prodhimit e jo vetëm, kjo falë skemave mbështetëse të ofruara për ta.

Bylykbashi shton më tej se një zgjidhje tjetër alternative është duke i siguruar pemëtoret pranë një kompanie sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin në rast të dëmtimit nga fenomenet natyrore

Përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agro-teknike, etj.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme