Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt në Durrës

Lokali në Durrës i reperit Noizy është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku vetë stafi i lokalit pretendon se shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në lokalin “Zins” në Durrës, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.

Biznesi rezulton në pronësi të babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku, dhe ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.
Në njoftimin zyrtar të policisë, nuk përcaktohet shkaku i zjarrit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




