Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, kryefjalë, bashkëpunimi i deputetëve me drejtuesit politikë në qarqe

Deri me 25 mars, kur kryesia e PS-së pritet të miratojnë kandidatët për kryetarë bashkishë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë mbetur ende pak ditë për zgjidhjen e fjalkryqit.
Në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, por edhe të harmonizimit të strukturave të PS për zgjedhje në të gjitha qarqet dhe bashkitë, është përfshirë edhe grupi parlamentar socialist, i cili zhvilloi sot një mbledhje, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së mësohet se ka qenë e përqëndruar tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit.
Në këtë mbledhje u është kërkuar deputetëve angazhim maksimal, si dhe rritje të bashkëpunimit me drejtuesit politik të PS në qarqe, si dhe strukturat në bazë. Shpërndarja e deputetëve për zgjedhjet vendore do të bëhet në bazë të zonave, sipas formulës së fushatës për zgjedhjet parlamentare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




