Përjashtimi i 6 deputetëve/ PD ankimon vendimin: Është shkelur rregullorja e Kuvendit

Politikë | 4 vite më parë

Gjashtë deputetët e përjashtuar disa ditë më parë nga Kuvendi kanë ankimuar vendimin pranë Byrosë së Kuvendit që sipas PD-së u mor në kundërshtim me Rregulloren.

Pas kësaj kërkese pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën para seancës.

Ndërkohë gjashtë deputetët, duke filluar nga Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë,  Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

“Vendimi i përjashtimit ndaj 6-deputetëve u mor në datë 21.02.2023 por hyn në fuqi të nesërmen, ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16.02.2023. Kjo bëhet për qëllimin e vetëm që të pengohen deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seance parlamentare si dhe në komisione. Për sa i përket provave dhe fakteve nga ana jonë, ato gjenden në të gjitha mediat kombëtare e lokale (të cilat e kanë transmetuar live seancën plenare të datës 16.02.2023), në RTSH Kuvend, si dhe në rrjetin zyrtar social të Kuvendit të Shqipërisë. Pamjet filmike, si dhe publikimi në të gjitha mediat shqiptare, evidentojnë shkeljen e përsëritur të të drejtave të deputetëve të Partisë Demokratike, të sanksionuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, nga ana e Drejtueses së Seancës Znj. Ermonela Felaj”, theksohet në kërkesën e PD-së për të ankimuar vendimin e përjashtimit të deputetëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme