Përkujtimi i Holokaustit, Spiropali: Kujtesa e këtij krimi nuk lejon përsëritjen

Në përkujtimin e Holokaustit ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se ky është i vetmi rast që nuk duhet harruar në mënyrë që krime të tilla ndaj njerëzimit të mos përsëriten më në asnjë lloj forme.
Teksa vlerësoi mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Spiropali tha se historianët duhet të nxjerrin në pah të gjitha pikat e hershme të takimit mes dy popujve.
“Jam e nderuar të marr fjalën në këtë seancë në përkujtimit të Holokaustit, një prej periudhave më të errëta të historisë njerëzore. Të harrosh do të thotë të hedhës të ligën pas krahëve dhe të ndahesh nga nguti për hakmarrje dhe do të thotë edhe të shërohesh. Në rastin e Holokaustit është tërësisht e kundërta. Kujtesa e këtij krimi kundër njerëzimi është mjeti më i rëndësishëm se çfarë ngjau dhe për të mos lejuar përsëritjen e saj në çdo lloj forme. Ai moment mbijetese është një arsye më shumë që ka ndarë historinë botërore në dy pjesë dhe I ka dhënë bashkëjetesës në religjione një shans më shumë për të jetuar të lirë. Çdo komb e ka Jeruzalemin e tij. Ai mund të jetë një qytet, një pjesë e historisë apo edhe një individ i vetëm, mund të jetë histori apo edhe projeksion i së ardhmes. Shqiptarët e kuptojnë atë që kanë përjetuar hebrenjtë. Ne kemi pasur pikat e kontaktit shumë hershëm si shenjë e fatit që na bashkon dhe duhen historianët që ta nxjerrin në pah. Jeruzalemi I çdo qenie njerëzor është vatra e shtëpisë”, tha Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



