Përmbytje në Slloveni, 200 litra shi për metër katror në 10 orë

Rajon | 3 vite më parë

Një stuhi e fortë ka goditur Slloveninë, ndërsa autoritetet lëshuan alarm të kuq në pjesën verilindore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit. 
Situata mund të rëndohet pasi priten reshje të dendura edhe në orët në vijim. 

Shumë rrugë në të gjithë shtetin slloven janë përmbytur e mbyllur për shkak të rreshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. 

Në disa komuna, banorëve u është kërkuar që të largohen në vende të sigurta ose të qëndrojnë në shtëpi. 

“Në shumë vende, më shumë se 200 litra shi për metër katror ka rënë në vetëm 10 orë”, tha metereologu, Rok Nosan. “Fatkeqësisht, skenari më i keq po realizohet. Pjesë të Gorenjskës, Carinthia dhe Savinjska janë tashmë të prekura nga përmbytjet dhe situata po përkeqësohet- tha ai. 

Në disa zona tashmë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa raportohet për disa të vdekur.

Italia poashtu pritet të përfshihet këtë fundjavë nga shira të rrëmbyeshëm, ndërsa Mbrojtja Civile ka lëshuar alarm portokalli për dy rajone, Marche dhe Lombardia. 

Në Milano, Bashkia ka urdhëruar mbylljen e parqeve, zonave të gjelbra dhe disa tregjesh. 

Ndërkohë në Greqi, stuhia ”Petar” pritet të sjellë shi dhe rrebeshe në Perëndim dhe Veri.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme