Përmbytjet në Indonezi, 55 persona humbin jetën, 40 të tjerë ende të zhdukur

Mbi 70 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që shkaktuan shirat në Indonezi dhe Timorin Lindor. Zëdhënësi i Agjencisë indoneziane të Zbutjes së Katastrofave, Raditya Djati, tha se 55 vetë kanë vdekur, ndërsa mbi 40 të tjerë janë ende të zhdukur. Këto shifra patjetër se do të ndryshojnë, paralajmëroi ai. “Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara po i pengojnë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Djati për situatën e krijuar nga shirat e vrullshëm.
Në Timurin Lindor, autoritetet thanë se së paku 21 njerëz humbën jetën. Shumë nga viktimat besohet të jenë nga kryeqyteti i vendit Dili. Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, shprehu ngushëllimet e tij dhe u bëri thirrje njerëzve qe te ndjekin këshillat nga zyrtarët, gjatë periudhave ekstreme të motit.
Shirat sezonalë shpesh shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, një arkipelag me 17,000 ishuj, ku miliona njerëz jetojnë në zona të thella malore ose pranë fushave të përmbytjeve. Në janar të këtij viti, 40 njerëz vdiqën nga përmbytjet në qytetin Sumedang në ishullin Java.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




