Përmeti dhe i gjithë qarku Gjirokastër, pol i rëndësishëm dhe destinacion i pashmangshëm turistik

Përmeti dhe i gjithë qarku Gjirokastër, janë tashmë një pol i rëndësishëm turistik në Shqipëri dhe një destinacion i pashmangshëm në jug të vendit që vitet e fundit i është shtuar edhe sporti i rafting që tërheq çdo vit mijëra vizitorë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi shprehet se “me sportet e aventurës si rafting, hipizmi apo hiking dhe investimet në agroturizëm, zonat rurale kanë një perspektivë të sigurt për zhvillim të qëndrueshëm”.
Ministri Çuçi iu bashkua një aktiviteti të organizuara nga Active Albania në bashkëpunim me Fakultetin e Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit (Universiteti i Sporteve të Tiranës) dhe partnerët lokale ku 32 të rinj nga vendet e rajonit po trajnohen për t’u bërë udhërrëfyes turistik në rafting.
Duke e cilësuar një eksperiencë fantastike në ujërat e kristalta të Vjosës mes një natyre të mrekullueshme, ministri thekson se “sportet e aventurës si rafting në këtë rast, kur kombinohen me agroturizmin dhe aktivitete të tjera nëpër fshatra, janë një mundësi e shkëlqyer zhvillimi për zonat rurale. Falë operatorëve që ofrojnë guida për rafting, sot ky sport sjell në Përmet mijëra vizitorë çdo vit”.
Ai nënvizon se Vjosa është një aset i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, një burim të ardhurash për Përmetin dhe sipërmarrjet lokale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




