Përmisohet niveli dhe cilësia e urbanizimit

Sociale | 6 vite më parë

Urbanizimi është një rrugë e pashmangshme për modernizimin e Kinës dhe një forcë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë kineze në të ardhmen. Objektivi është që në pesë vjetët e ardhshëm përqindja e urbanizimit të popullsisë së përhershme duhet të arrijë në 65 %.
Gjatë  pesë viteve të kaluara niveli dhe cilësia e urbanizimit të popullsisë u përmirësuan në mënyrë të qëndrueshme. Afro 100 milionë banorë të fshatit u zhvendosën në qytet. Në fund të vitit 2019, përqindja e urbanizmit të banorëve të përhershëm arriti në 60.6 %. 19 grupe qytetesh kanë mbi 75 % të banorëve të qyteteve në Kinë, të cilat kontribuojnë për mbi 80 % të GDP-së. Por në Kinë ekziston edhe problemi i urbanizmit të paekuilibruar.

Në pesë vitet e ardhëshme  do të zhvillohet reforma e sistemit të regjistrimit të vendbanimit dhe do të garantohet që shërbimet publike të mbulojnë të gjithë banorët e përhershëm të qytetit. Në të njëjtën kohë, do të përmirësohet cilësia e mjedisi i qytetit dhe sistemi i tregut të banesave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme