Përpjekjet për ç’tensionimin e situatës me Serbinë, Lajçak takohet sot me Osmanin dhe Kurtin

Kosovë | 3 vite më parë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të vizitojë këtë të martë (4 korrik) Kosovën, në përpjekje për të ç’tensionuar situatën mes Prishtinës e Beogradit.

Në orën 15:00 Lajçak do të pritet në një takim nga Presidentja Vjosa Osmani e gjithashtu do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Lajçak në Kosovë, është e dyta brenda një muaji, pasi kujtojmë se më 5 qershor i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, së bashku me të dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar udhëtuan drejt Kosovës ku u takuan me Kryeministrin Albin Kurti dhe ku i prezantuan propozimin në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmbante tre elementë, të cilët konsistonin në zhvillimet e fundit në veri, ide për de-eskalimin e situatës dhe urgjencës për zbatim të Marrëveshjes Prishtinë-Beograd.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet të udhëtojë edhe drejt Beogradit, ku pritet gjithashtu të takohet me Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë se tensionet mes Kosovës e Serbisë u rritën edhe më shumë më 26 maj, me zgjedhjen e 4 kryetarëve të komunave në Veri, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Serbët lokalë u ngritën në protesta duke kundërshtuar zgjedhjen e tyre dhe ushtrimin  detyrës nga objektet komunale. Protestat u përshkallëzuan, pasi serbët lokalë goditën dhe plagosën pjestarët e KFOR-it.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme