Përplasen dy automjetet, ndërron jetë polici 58-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Patos-Fier ku ka mbetur i vdekur një punonjës policie.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se punonjësi i policisë me inicialet A.S, 58 vjeç ishte duke i dhënë makinës së tij kur është përplasur me automjetin tip Benz që drejtohej nga një 27-vjeçar, banues po në Patos.
Si pasojë e përplasjes 58-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



