Përplasen dy makina në Lezhë, 5 të plagosur

5 persona kanë mbetur të plagosur pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përplasur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Dy mjetet tip Ford dhe Porsche janë përplasur mes tyre duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, 4 prej të cilëve udhëtonin ne mjetin tip Ford.
Të plagosurit janë dëmtuar rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është bërë futja e gabuar në rrugë i mjetit tip Ford. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




