Përplasja/ Baçi-Gjikondit: Ti je me mision! Gjikondi: Ju mendoni për mandatin!

Politikë | 3 vite më parë

Debat i ashpër është zhvilluar sot në mbrëmje në studion e “3D”  ndërmjet deputetit demokratik Luan Baçi dhe juristes Brisida Gjikondi.

Gjikondi u shpreh se, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi gjatë kohës që ka shkuar në Amerikë është ndjerë i eklipsuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët e kanë etiketuar dhe si tradhtar.

“Deputeti Gazmend Bardhin është ndjerë i kompleksuar prej disa ditës nga Flamur Noka i cili me ironi ka thënë që “ ja t presim që të vi Bardhi dhe të shohim çdo vendosim për bashkimin me opozitën.   Vajtjen e Bardhit në SHBA , mbështetësit e Berishës e panë këtë si tradhtar”, u shpreh Gjikondi.

Ndërsa deputeti i PD-së , Baçi ka ndërhyrë direkt duke replikuar me Gjikondin.

Luan Baçi : në fakt në SHBA, deputeti Bardhi ka shkuar me gjithë miratimi e deputetëve të  Grupit Parlamentar. Gjikondi ka një mision dhe do e çoj deri në fund që të përçaj opozitën.

Brisida Gjikondi : Unë nuk kam asnjë mision. Mision keni ju dhe me vjen keq që gjithmonë jeni nën urdhërata e Berishës.  Ai ju drejton kur do protestoni, kur do hidhni karriget, dhe nuk mendoni për Shqipërinë. Në 2019 braktisët mandatet.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme