Përplasja, Shabani: Votat nuk na i kanë vjedhur. Neza: Qenka fat i madh për ju!

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Sami Neza ka debatuar Kryetarin e “Nisma Thurrje”, me Endri Shabani për sistemin zgjedhor që aplikohet për zgjedhjet ne vendin tonë. Neza  shprehu mendimin jo detyrimisht ndryshimi i sistemit mund të prodhojë zgjedhje të pa kontestuar.

“Patjetër duhet bërë beteja e partive të reja për sistemin zgjedhor por qasja më duket jo shumë e argumentuar. Sepse jo detyrimisht sistemi tjetër zgjedhor do të prodhoj patjetër zgjedhje më të mira sepse mund të dështohet serish se është pa provuar”, u shpreh ai

Por problemi për Nezën lidhet me forcën që i dha kryetarëve të partisë për hartimin e listave zgjedhore dhe Kryeministri është i parëzuar në Parlament.

I menjëhershëm ka qene reagimi i juristit Endri Shabani i cili tha se ,Sistemi Proporcional Rajonal ka prodhuar deformim të votës.

“Duhej të kisha marr më tepër por votat e kontestuar ne i kemi çuar në SPAK.  Unë do të isha i interesuar të thoja që  më janë vjedhur votat. Por efekti negativ nëse themi që do vidhen zgjedhjet është largimi i votueseve të tu duke i dekurajuar. Vjedhja ndodh në tjetër nivel para se sa të futet në kuti, nga blerja, presoni, intimi dimi” , argumentoi Shabani.

Duke e kundërshtuar këtë mendim të Shabanit, Neza u shpreh se , “qenka fat i madh që të futesh u dashke bërë parti e vogël që të futesh në zgjedhje të drejta”.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme