Përplasje për Ngushticën e Hormuzit/SHBA: Irani e përdor si mjet presioni, Teherani: Nuk do të përdoret për të na kërcënuar
“Realiteti është se sot Republika Islamike e Iranit është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë me Shtetet e Bashkuara.” Kështu u shpreh presidenti Masoud Pezeshkian, ndërsa Uashingtoni zgjeroi sulmet në të gjithë vensin, përfshirë edhe një qytet ku ndodhet një termocentral bërthamor.
Pasi më herët tha se goditi dy anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit, Teherani sulmoi edhe vendet fqinje në Gjirin Persik, ku Garda e tij Revolucionare beri me dije se kishte goditur objektiva në Jordani, Siri e Bahrein. Ky i fundit e akuzoi se kishte shënjestruar sistemet e tij të navigimit ajror.
Më herët Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baghaei deklaroi se Irani nuk do të lejojë që ngushtica jetike e Hormuzit të përdorej nga armiqtë e tij për të kërcënuar sigurinë e vendit, ku Shtetet e Bashkuara dhe Republika Islamike luftojnë për të ardhmen e saj. Megjithatë ai shtoi se pavarësisht luftimeve në terren, shkëmbimet diplomatik me SHBA-në po vijojnë përmes ndërmjetësve.
Baghei iu përgjigj Sekretarit të Shtetit Marko Rubio, i cili akuzoi Iranin se po përpiqet ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni ndaj botës, dhe u bëri thirrje vendeve në mbarë botën të kontribuojnë për mbrojtjen e asaj rruge jetike për transportin global. Megjitahtë si përsëriti se edhe Uashingtoni mbetet i hapur për negociata. “Ne jemi gjithmonë të hapur për diplomaci, por, ajo duhet të jetë e vërtetë. Duhet të jetë një marrëveshje që ata janë të gatshëm ta respektojnë”- nënvizoi Rubio.
Deklaratat vijnë pasi SHBA vijoi për të disatën ditë sulmet ndaj Iranit, të cilat presidenti Trump tha se janë në nderim të ushtarëve amerikanë të vrarë në Jordani, identetitet e dy prej të cilëve u bënë të ditura nga Komanda Qendrore e SHBA. Përshkallëzimi i tensioneve çoi në rritjen e çmimit në naftës, ku nafta e papërpunuar Brent i kaloi 90 dollarë për fuçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





