Përse u largua nga ekrani? Isli Islami sqaron gjithçka, ja ç’ndodhi!

Isli Islami ishte përballë Ermal Peçit në programin e tij ‘Më prit në fundjavë’. Mungesa e Islamit në ekran dhe nisja e një programi larg Top Medias ndezi kureshtjen për këtë lëvizje të tij. Çfarë ndodhi mes palëve dhe pse nuk është ai më në ekranin që e shoqëroi një dekadë?
“Për mua nuk ka qenë shumë e rëndësishme të iki nga një ekran në një tjetër. Çdo projekt që marr përsipër e bëj me shpirt. Unë I kam dhënë shumë Topit dhe Topi më ka dhënë shumë. Unë jam Isli Islami dhe nuk dua ta ndryshoj mbiemrin tim. Nuk rritesh profesionalisht nëse nuk lëviz. Kam bërë 10 vjet emision mëngjesi, kam një nevojë për të fjetur”, tha ai.
Isli ka ruajtur jetën private larg vëmendjes publike, por a kemi lajme të mira me punët e zemrës? Koha për një martesë’
“Unë martesën e vlerësoj por nëse është njeriu I duhet në kohën e duhur. Nuk jap këshilla sepse gjithsecili ka eksperiencat e tij. Unë nuk ruhem për jetën time private por s’mund të flas me njerëzit për gjërat që s’u takojnë.”, u shpreh Islami.
Gjatë bisedës me Ermalin pati momente emocionesh teksa Isli fliste për të ëmën e tij. A do ti bashkohet asaj në Amerikë?
“Mami do që të shkoj në Amerikë, por ajo ka një lloj besimi në mënyrën sesi e menaxhoj jetën dhe s’më imponohet. Unë e ndjej veten qytetar bote nuk ka lidhje ku jam. Në Amerikë shkoj e vij për pushime”, tha Isli Islami.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




