“Përshëndetje ushtarë”, Rama në Turqi pritet me ceremoni zyrtare nga Erdoani

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan me ceremoni zyrtare në Ankara. Gjatë pritjes nga Erdoan, kryeministri Edi Rama tha në gjuhën turke “përshëndetje ushtarë” për ushtarakët të cilët zhvilluan paradën gjatë ceremonisë zyrtare. 

Në fokus të takimit mes Ramës dhe Erdoan do të jetë lufta kundër migracionit të parregullt, marrëdhëniet tregtare dhe zhvillimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. 

Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama dhe presidenti turk Erdoan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Gjithashtu pritet që mes delegacioneve të nënshkruhen disa marrëveshjeve bashkëpunimi që nga turizmi,  menaxhimi i zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.

Pjesë e marrëveshjeve do të jetë edhe Protokolli i Bashkëpunimit mes RTSH-së dhe Korporatës së Radiotelevizionit Turk (TRT). Kjo marrëveshje do të firmoset nga Drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar, Alfred Peza dhe homologu turk Mehmet Zahid Sobaci në prani të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan.

Ndalesën e parë në Turqi para pritjes nga Erdoan, kryeministri Rama e ka bërë në Anitkabir në Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut në nderim të liderit të Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesit e Presidentit të parë të Republikës së Turqisë. 

Së bashku me delegacionin që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka shprehur nderimet për Mustafa Kemal Ataturkut ku dhe la një mesazh në librin e shënimeve në Mauzoleum.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme